Po të dëgjoj…

Shperndaje:

13920836_940984039346071_2916439222509485148_nFëmijët, ashtu si edhe të rriturit, kanë nevojë të dëgjohen, të ndehen të rëndësishëm dhe të kuptojnë se edhe pse janë të vegjël, të rriturit i respektojnë bisedat e tyre. Ata kanë dëshirë të flasin për mendimet që kanë, idetë e tyre imagjinative, dëshirat, etj.

Gjatë kohës që jeni duke dëgjuar fëmijën tuaj, duhet që ta shikoni në sy gjithmone, të fokusoheni tek përmbajtja e fjalëve të tij, të uleni pranë tij dhe ndërkohë mund të luani një lojë sëbashku. Kur sillemi në këtë mënyrë, iu mësojmë fëmijëve se ata janë të rëndësishëm për ne dhe se meritojnë të dëgjohen. Ata mund të mësojnë, që në moshë të vogël, se modelet e tyre kryesore – prindërit (te cilet kanë ndikimin baze në zhvillimin e vetvleresimit te femijes), kujdesen për ndjesitë, mendimet dhe bisedat e tyre.


Tiu kushtojmë fëmijëve vemëndje direkte gjatë kohës që ata janë duke folur, i bënë ata të ndjehen të vlerësuar, me vetbesim dhe me dëshirën për të folur më gjatë. Gjithashtu nëpërmjet kësaj, ne i mësojmë fëmijës aftësinë për të dëgjuar me vemëndje dhe respekt personin tjetër që po flet.


Është një nga aftësitë më të rëndësishme për tu zhvilluar, në mënyrë që të vendosim një balancë sociale me boten rreth nesh. Të qënurit pranë e të dëgjuarit me respekt, janë aftësi të cilat duhen zhvilluar dhe trashëguar si vlera.

Shperndaje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do te publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me simbolin *