Shperndaje:

Stresorët dhe mekanizmat për të mbrojtur veten ndaj tyre zhvillohen herët në jetë…. Shpesh thuhet nga të rriturit “Ku kanë stres fëmijët…. Ehh fëmijët janë rehat, ata s’kanë halle”, por sa e vërtetë është kjo???

Fëmijët janë po aq të stresuar sa edhe të rriturit rreth tyre! Ata ndoshta nuk mund ti japin zgjidhje mbylljes së faturave në fund të muajit, por ata janë të shqetesuar se shokët i kanë përjashtuar nga grupi, se dikush i ka thënë se të vegjëlit nuk munden, se në sport kanë dalë të fundit…..Mënyrat e përballimit dhe të parit e gotës ‘gjysëm plot apo gjysëm bosh’, mësohen qysh herët në fëmijëri.

Ndoshta, në mënyra të pavullnetshme, prindërit apo mësuesit influencojnë për ide dhe gjuhë negative ose pozitive tek fëmijët. Me të gjithë frustrimin, ankesat apo gjykimet tuaja, ju mund të bëheni shpesherë një model për një botëkuptim negativ, perceptuar nga fëmijët.
Askush nuk do ti përcjellë një mesazh ose model jo të mirë fëmijës. Por si mundemi të suportojmë të vegjëlit, duke ndërtuar një personalitet i cili gotën e sheh “gjysëm plot”?

Gjuha është elementi i parë në ndërveprim dhe fëmijët më shumë se kushdo, kanë nevojë për një gjuhë inkurajuese që të jetë suport për ta. Inkurajojini fëmijët mbi sukseset e tyre duke përdorur terma pozitiv mbi pikëpamjen e botës, edhe nëse do të dështonin në atë detyrë. Punë e madhe! Do ketë raste plot! Njëri do të humbiste! Fiton radhën tjetër!

Listoni çdo ditë gjërat pozitive edhe mes  ngjarjeve negative që mund tiu kenë ndodhur, juve dhe fëmijës. Kjo do të thotë të mendosh dhe të ndërtosh mekanizma pozitiv përballimi, për të cilat të gjithë kemi nevojë.

Jemi të kënaqur me hapat e fëmijës dhe përmisohemi duke mësuar… Një prind u ndal dhe pyeti, si mundet që fëmija im është kaq i rrëmujshëm e i shpërqëndruar kur unë e kam rritur në një ambient perfekt, ku asgjë nuk ka munguar dhe përgjigja gjendet në pyetjen e bërë “ Fëmijët mësojnë nëpërmjet prindërve, në të njëjtën mënyrë që prindërit mësojnë nëpërmjet fëmijëve të tyre”.

Mjedisi, të tjerët, situatat, marrëdhëniet, pasojat dhe zhvillimet… nisin e përfundojnë në mëndjen tonë, falë perceptimit që ne ndërtojmë për to.

Shperndaje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do te publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me simbolin *