IMG_1943

Psikologe klinike e specializuar në vlerësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve me vështirësi në zhvillim, probleme sjellore, emocionale, edukacionale dhe relacionale.

 

Eksperienca akademike dhe klinike, kanë në fokus terapinë e lojës dhe artit, psiko-edukacionale, ndërhyrjet mbështetëse në rastet e krizave, si dhe terapinë psikodinamike adleriane për fëmijët dhe adoleshentët.

 

Një fokus tjetër profesional, është kërkimi shkencor në psikologji pranë Universitetit Sigmund Freud në Viene, për  “Marrëdhëniet prind-fëmijë dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e crregullimeve ne sjellje gjate femijerise”. Gjithashtu, prej dy vjetësh, jam anëtare e Institutit Alfred Adler në Tiranë, duke aplikuar psikologjine individuale në terapitë me fëmijë dhe adoleshentë.

 

Qëllimi im është të ofroj një mjedis të sigurt, konfident, mbeshtetes dhe dinamik për fëmijët, adoleshentët dhe familjet e tyre. Unë besoj fort në efektivitetin e marrëdhënies fëmijë-psikolog-familje.