Kjo pyetje vjen pasi ju keni analizuar funksionimin e tij akademik, social, emocional, sjellor dhe keni kuptuar se femija ka nevoje per ndihme.

Nese veshtiresite sjellore dhe emocionale te femijes shkaktojne keqfunksionim te tij ne shtepi, shkolle dhe me bashkemoshataret, atehere ai ka nevoje per ndihme. Nuk ka nje percaktim per fjalen “keqfunksionim” por ajo lidhet me paaftesine per te permbushur detyrat kryesore qe ka nje femije si: te shkuarit ne kopesht; shkolle; permbushjen e detyrave qe jepen ne kopesht/shkolle; ndertimin e marredhenieve me shoket dhe qenrueshmerine e tyre; rregullimin e emocioneve; te kuptuarit dhe zbatimin e rregullave etj.

Te kerkosh ndihme mund te perfshije vetem nje vleresim psikologjik per te percaktuar, nese femija ka nevoje ose jo per nje nderhyrje terapeutike, dhe cfare do te ishte efektive per kapercimin e problemit.

Takimi i pare tek psikologu eshte gjithmone i  nje karakteri njohes, mbeshtetes, vleresues dhe percakton marredheniet ne vazhdimesi midis femijes-psikologut-familjes.

Ky proces eshte po aq i natyrshem sa edhe vizitat mjekesore me pediatrin kur femija ka shqetesime fizike.

Ne pjesen me te madhe te rasteve klinike, nderhyrjet terapeutike jane kryesisht mbeshtetese dhe te shkurtra, (20-30 seanca).

Shpesh prinderit kane ndjenja faji dhe jane te fokusuar ne mendimin se ndoshta ata mund te kene shkaktuar crregullimet ne sjellje tek femija, ose ADHD (crregullimin e hiperaktivitetit) etj.

Prinderit jane te interesuar ne gjetjen e pergjigjeve te cilat i ndihmojne per te kuptuar dhe pranuar problemin qe shfaq femija. Ndersa psikologu klinik, bene nje analize te thelle te kontekstit historik  dhe aktual (dinamikat familjare;  grupinshoqeror ku femija ben pjese; menyren e te menduarit dhe sjelljen etj).

Ne nuk mund ta ndryshojme te shkuaren, por mund te permisojme te ardhmen e femijes.

Prinderit, familjaret e tjere qe jane afer femijes ne perditshmerine e ti, mesuesit/edukatoret kane nje rol te rendesishem ne procesin terapeutik dhe pa mbeshtetjen dhe  perfshirjen e tyre objektivat e punes ne klinike do te ishin te veshtira per tu arritur.

Perfshirja  terapeutike e prinderve dhe edukatoreve lidhet me qendrimet qe ata duhet te mbajne ne marredhenien me femijen, ne disa “detyra shtepie terapeutike” per te ndihmuar femijen si  dhe ne monitorimin e ndryshimeve.

Ne besojme shume tek efektiviteti i terapise individuale dhe tek ndertimi i nje plani terapeutik duke u nisur nga nevoja qe femija dhe familja sjellin ne takimet e para.

Disa nga terapite te cilat ne zhvillojme ne klinike jane:

  • Terapia psikodinamike- shume femije ose adoleshent te cilet kane shqetesime emocionale, relacionale, frikera, gjendje ankthi, izolim social etj., ne vleresojme te gjitha dinamikat personale, familjare dhe mjedisore te femijes si dhe personalitetin e aftesite e tij, e me pas ndertojme nje nderhyrje terapeutike qe perfshin te gjitha keto dinamika.
  • Terapia konjitiv-biheviorale – kjo terapi eshte efektive kryesisht ne rastet e crregullimeve te sjelljes, crregullimeve pervasive te zhvillimit (Autizem, Asperger). Ne rastet e crregullimeve te autizmit ose asperger, kjo terapi eshte e gjate ne kohe ( 24 muaj) dhe intensive, me qellimin qe te vendosen sjellje funksionale, te reduktojme simptomat e crregullimit dhe te rrisim aftesi te reja tek femija. Te punuarit me njohjen dhe me sjelljen, eshte e njohur shkencerisht si nje nderhyrje terapeutike efektive.
  • Terapia okupacionale- i vjen ne ndihme femijeve per te permisuar aftesite njohese, fizike, sensoriale dhe motorike dhe ndihmon ne rritjen e pavaresise se femijes, te vet-vleresimit dhe vetbesimit.
  • Terapia mbeshtetese- ne disa raste, eshte e nevojshme qe psikologu te mbeshtes femijen/adoleshentin ose familjen per te perballuar situata te veshtira si divorci, konfliktet ne familje, dhuna dhe abuzimi ne familje; ndryshime te rendesishme si: ndryshimi i shkolles ose shtepise, pergatitja per ne gjimnaz ose fakultet etj.
  • Terapia e te folurit- ne rastet kur femija ka crregullime gjuhesore si: nuk e kupton gjuhen, nuk e prodhon dot gjuhen, ka veshtiresi ne artikulim, ka perseritje te fjaleve ose fjalive etj., klinika jone ka edhe logopedistin si pjese e rendesishme e terapive te zhvillimit.