Shperndaje:

Çfarë është Autizmi?

Autizmi është një çrregullim pervaziv i zhvillimit, i cili përshkruan një gamë të gjerë kushtesh. Ai karakterizohet nga njëdëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale, një dëmtim cilësor i komunikimit dhe nga një karakter i kufizuar i sjelljeve stereotipike dhe ritualeve sjellore që përsëriten vazhdimisht. ​​​​​​​           Ende nuk ka një shkak të mirëpërcaktuar të etiologjisë së këtij çrregullimi, megjithatëpika më e fortë në luftën kundrejt tij mbetet rritja e ndërgjegjësimit dhe ndërhyrjes së hershme tek secili individ.

Llojet e çrregullimit të spektrit të autizmit

Për shkak të nevojës për një përshkrim më të detajuar dhe për taklasifikuar në formë korrekte atë, terminologjia mbi këtë spektër është ende në proces identifikimi e studimi. Në ditët e sotme, format mw tw njohura të spektrit të autizmit janë;

Çrregullimi i autizmit; më së shumti përshkruan individët qëmanifestojnë sfida në socializim, sjellje të vazhdueshme tëpapërshtatshme, aftësi të kufizuara intelektuale, defiçite nëkomunikimin e ndërveprimin shoqëror, si dhe nivele të ulëta tëempatisë.

Sindromi Asperger; një crregullim jo shumë i shprehur i zhvillimit, i cili karakterizohet nga dëmtime të ndëveprimit social, elementë stereotipikë apo dëmtime në komunikim (por qëmund të mbartin të gjithë kapacitetin e aftësive gjuhësore tëmirëzhvilluara). Pjesa më e madhe e tyre kanë një kujtesë tëshkëlqyer dhe zhvillojnë aftësi specifike si psh, muzikore, matematikore etj.

Çrregullimi zhvillimor i vazhdueshëm; përshkruan një gjendje qëështë e paspecifikuar. Kjo do të thotë se individi ka elementë tëkonsiderueshëm të spektrit, por nuk i plotëson të gjithë kriteret për t’iu përshtatur një diagnoze specifike. Sfidat më të mëdha konsistojnë në fushën e komunikimit dhe ndërveprimit social.

Autizmi i një funksionimi të lartë; përshkruan individët nëspektër që mund të lexojnë, shkruajnë dhe të kenë njëkomunikim të mirë verbal. Ata kanë aftësi të mira nëautonominë personale, por shfaqin vështirësi në cështjet sociale, kryesisht në mbajtjen e kontaktit me sy, inicimin, pranimin e socializimit dhe krijimin e miqësive me të tjerët. Ata shfaqin njëtipar të dukshëm të tyre në vendosjen e rutinave fikse, tëmenduara e njohura paraprakisht.

Cilat janë shenja të autizmit?

Të njohim herët shenjat e autizmit është një nga faktorët kryesorë që shtron rrugën për një mbarëvajtje të suksesshme tëprocesit të edukimit, dhe prindërit apo kujdestarët e fëmijës janëata të cilët mund ta vërejnë të parët këtë gjë.

Disa nga shenjat e dukshme të këtij çrregullimi konsistojnëkryesisht:

Në muajin e gjashtë, fëmijët mund të shfaqin emocione, shprehje faciale apo të qeshura të papërshtatura me kontekstin si dhe kontakti me sy mund të jetë shumë i pakët.

muajin e nëntë, fëmija shfaq kryesisht mungesë të imitimit apo krijimit të tingujve të parë si dhe ka mungesë të shfaqjes sëemocioneve në paraqitjen faciale.

Në vitin e parë të jetës, fëmijët mund të shfaqin kufizime tëorientimit apo imitimit të gjesteve, indeferencë në përgjigje ndaj emrit të tyre dhe shumë pak interes rreth arritjes së një objektivi në formë funksionale.

muajin e gjashtëmbëdhjetë, ata kanë një komunikim verbal shumë të cungur, me fjalë të pakta, si dhe mungesë interesi për tu drejtuar verbalisht mbi objektet që dëshirojnë.

vitin e dytë të jetës, shenjat bëhen më të dukshme dhe kemi një mori të tilla si; vështirësi për të bashkuar fraza në fjali kumptimplote, zgjedhja e imitimit dhe përsëritjes si mjeti i preferuar i komunikimit, shmangin kontaktin me sy, kanë ekolali e ndryshimet në rutinë shpesh përballohen me rezistencë ose zemërim. Ata manifestojnë sjellje të përsëritura të tilla si rrotullimi, lëkundje apo lëvizje me duar, reagime të pazakontandaj tingujve, dritës, erërave, shijeve apo ngjyrave. Ata kanëkryesisht mungesë empatie mbi atë që po përjeton tjetri, si dhe mund të manifestojnë lojëra imagjinare me lodra ose kukulla joekzistente.

Për sa i përket etiologjisë së këtij crregullimi, shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje të konsoliduar, ndaj duke patur parasysh këtë realitet zgjedhja më e mirë që mund të bëjmë ështëdedektimi dhe ndërhyrja e hershme.

Shperndaje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do te publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me simbolin *