Shperndaje:

Edukimi socio-emocional i çdo femije është një faktor i rëndësishëm i zhvillimit, i cili nis ne shtepi e formesohet edhe ne shkolle. Mesuesit, jane pjese e rendesishme e orientimit, zhvillimit dhe observimit te aftesive socio-emocionale gjate periudhes se kopeshtit e me pas shkolles.

Le te mesojme sebashku, nepermjet disa aktiviteteve shkollore si te shprehim emocione, te ndertojme grupe e te zhvillojme veten….

Koha e tregimit të një historie tuajën në momentet e mësimdhënies. Tregimi i një historie me zë të lartë nga mesuesi është mjeti i përsosur për të eksploruar tema socio-emocionale me nxënësit.

Jepini fëmijëve mundësinë për të punuar në grup, qoftë edhe grupe dyshe. Ndihmon të mësojnë të bashkëpunojnë dhe ndërtojnë komunitetin dhe rregullat në klasë. Përpos grupit, bëni lojëra në ekipe. Lejoni secilin ekip të krijojë një emër, moto dhe flamur. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer që ata të ndiejnë përkatësi dhe inkurajon bashkëpunim.

Bëni projekte mbi intervistat. Le të intervistojnë njëri-tjetrin gjatë gjithë vitit për tema të tilla si sfondi kulturor, tradita familjare ose opinione rreth një ngjarjeje të tashme. Te intervistuarit është e ndryshme nga një bisedë e rastësishme dhe mëson aftësi të tilla si aftësitë e përqendruara të dëgjimit dhe bisedës. Përveç kësaj, të mësuarit rreth ideve të tjetrit do të zgjerojë perspektivën e tyre, pasi që ata konsiderojnë se prejardhja dhe përvoja e të gjithëve nuk është domosdoshmërisht e njëjtë me të tyren.

Në gjithë këtë proces, është i rëndësishëm kultivimi i një kulture mirësie duke e nisur vitin me një tregim të fjalëve të mirësjelljes dhe më pas në një kuti të vogël fëmijët mund të shkruajnë mesazhe mirësie, mirënjohje dhe dashurie çdo javë duke i ndarë më vonë me njëri-tjetrin.

Nga çdo mjedis ku mund te bejme pjese, ‘ne fitojmë ose dështojmë’ dhe shkolla është ambjenti i parë ku ne përjetojmë këto ndjenja, ndaj është e rëndësishme që tu mësojmë fëmijëve fraza inkurajuese pozitive që mund të nxisin elasticitetin e tyre për të kapërcyer dështimin. Për shembull, ‘le ta provoj në një formë tjetër, në vend të ‘dorëzohem’ apo ‘gabimet janë pjesë e të mësuarit, në vend të ‘dështova’. Në çastet e vështira, mundohuni të krijoni një vend të veçantë në klasë për fëmijët që të marrin një kohë të qetë dhe relaksuese. Gjithashtu, në këto momente mësojini ata se si të menaxhojnë konfliktin me ndërmjetësimin e kolegëve.Ndërmjetësimi i tyre është një proces i zgjidhjes së problemeve që i ndihmon nxënësit e përfshirë në një mosmarrëveshje të takohen në një mjedis privat, të sigurt dhe konfidencial për të zgjidhur problemet me ndihmën e një ndërmjetësi nga klasa.

Përdorni tabela për të mësuar aftësitë socio-emocionale me tema të ndryshme, si;  “Të zotëroni të mësuarit tuaj”, “Çfarë është respekti?” apo “Si të jesh një problem-zgjidhës”.

Praktikoni sa më shumë role-play. Të vendosësh këmbët në këpucët e tjetrit ndihmon vërtet për të kuptuar një situatë dhe përmes saj fëmijët zhvillojnë ndjeshmëri dhe empati ndaj ndjenjave të të tjerëve.

Ne te gjithe jemi ne proces te mesuari, gjate gjithe jetes…. fale nevojes e interesit social per te rritur Veten nepermjet nderveprimit me te tjeret.

Shperndaje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do te publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me simbolin *