logo_sherbimi

Për vlerësimin e fëmijës/adoleshentit përdoren disa instrumenta për të mbledhur informacion, për të kornizuar problemin dhe për të ndërtuar planin terapeutik në rastet kur është i nevojshëm. Instrumentat që përdoren, të cilat na japin të dhëna objektive dhe subjektive për zhvillimin e fëmijës/adoleshentit janë testet, inventaret dhe pyetesoret.

  • Test konjitiv/i inteligjencës
  • Test për aftësitë akademike
  • Inventari i ADHD (për fëmijët me probleme të hiperaktivitetit)
  • Checklist për disleksinë
  • Inventar për crregullimet e atashimit (marrëdhënies së fëmijës me prindërit, me shoket)
  • Testet projektive- vizatimi i shtëpisë-pemës-familjes

Sëbashku me fëmijën, diskutojmë nëse është e nevojshme për procesin e vlerësimit, aplikimi i tyre gjatë seancave. Vlerësimi psikologjik dhe i personalitetit janë të rëndësishme pasi japin një imazh të qartë të funksionimit të fëmijës/adoleshentit.  Testet e inteligjencës dhe ato akademike, na japin informacion për aftësitë e fëmijës në zgjidhjen e problemit, vështirësitë intelektive që mund të paraqesë, aftësitë akademike dhe vështirësitë që mund të përballet në shkollë etj.

Procesi i vlerësimit të fëmijës/adoleshentit dhe të gjithë kontekstit ku ai bënë pjesë, është i nevojshëm për të analizuar problemin ne teresi dhe per te vendosur nderhyrjen me efektive. Në rastet kur fëmija nuk ka nevojë për terapi, ose është i nevojshëm një takim me një specialist tjetër, ne ju rekomandojmë duke iu mbeshtetur në vazhdim.

Problemet  me të cilat ne  punojmë, me fëmijën  dhe familjen, duke ofruar mbeshtetje dhe terapine e pershtatshme jane:

  • Crregullimet pervasive të sjelljes (Autizëm; Asperger)
  • ADHD – crregullim i sjelljes me hiperaktivit
  • Crregullimet e sjelljes kundërshtuese
  • Fëmije që janë bullera ose vuajnë nga bullizimi në shkollë, lagje etj
  • Crregullimet e të nxënit (disleksi, diskalkuli
  • Fëmijë që kanë probleme sociale (të tërhequr, të turpshëm)
  • Fëmijë që kanë frikëra, janë ankthioz,
  • Episode depresive
  • Sjellje impulsive, mungesë kontrolli ndaj frustrimit
  • Probleme akademike
  • Frikë dhe ankth gjatë natës (vështirësi për të fjetur vetëm)
  • Urinim i pavullnetshëm gjatë natës ose ditës
  • Crregullime të të ngrënit
  • Fëmijë që përjetojnë divorcing e prindërve
  • Fëmijë/ adoleshent me probleme të vet-vlerësimit
  • Crregullimi post-traumatik

Mbështetja psikologjike, vendosja e një marrëdhenie besimi, ndërtimi i një plani ndërhyrje për të kapërcyer vështirësitë janë percaktuesit kryesor te suksesit ne punen e psikologut.