Përpara se të përcaktojmë sëbashku, ndërhyrjen e përshtatshme për fëmijën ose adoleshentin, duhet të bëjmë një vlerësim të problemit, të perceptimit që familjarët dhe fëmija kane ne lidhje me situaten. Gjatë bisedës klinike me prindërit merret informacion i plotë per te gjitha periudhat kryesore te zhvillimit te femijes:

  • Për shtatëzaninë e nënës
  • Lindjen e fëmijës
  • Dy vitet e para të jetës
  • Fëmijërinë
  • Shendetin
  • Sjelljen
  • Historinë familjare
  • Kopeshtin/shkollën
  • Marrëdhënien me shokët
  • Zhvillimin psikologjik

Të gjitha këto informacione janë të domosdoshme për psikologun për të përcaktuar kontekstin familjar, psikologjik, social të fëmijës dhe për të kuptuar karakterin e problemit dhe dinamikat e tij.

Takimi i parë është i një rëndësie të vecantë, për fëmijën, prindërit dhe psikologun  pasi vendoset një marrëdhënie besimi dhe mbështetje,  mjaft e nevojshme për vazhdimësinë e takimeve.

Për vlerësimin e fëmijës/adoleshentit përdoren disa instrumenta për të mbledhur informacion, për të kornizuar problemin dhe për të ndërtuar planin terapeutik në rastet kur është i nevojshëm. Instrumentat që përdoren, të cilat na japin të dhëna objektive dhe subjektive për zhvillimin e fëmijës/adoleshentit janë testet, inventaret dhe pyetesoret.

  • Test konjitiv/i inteligjencës
  • Test për aftësitë akademike
  • Inventari i ADHD (për fëmijët me probleme të hiperaktivitetit)
  • Checklist për disleksinë
  • Inventar për crregullimet e atashimit (marrëdhënies së fëmijës me prindërit, me shoket)
  • Testet projektive- vizatimi i shtëpisë-pemës-familjes

Sëbashku me fëmijën, diskutojmë nëse është e nevojshme për procesin e vlerësimit, aplikimi i tyre gjatë seancave. Vlerësimi psikologjik dhe i personalitetit janë të rëndësishme pasi japin një imazh të qartë të funksionimit të fëmijës/adoleshentit.  Testet e inteligjencës dhe ato akademike, na japin informacion për aftësitë e fëmijës në zgjidhjen e problemit, vështirësitë intelektive që mund të paraqesë, aftësitë akademike dhe vështirësitë që mund të përballet në shkollë etj.

Procesi i vlerësimit të fëmijës/adoleshentit dhe të gjithë kontekstit ku ai bënë pjesë, është i nevojshëm për të analizuar problemin ne teresi dhe per te vendosur nderhyrjen me efektive. Në rastet kur fëmija nuk ka nevojë për terapi, ose është i nevojshëm një takim me një specialist tjetër, ne ju rekomandojmë duke iu mbeshtetur në vazhdim.