Fëmijët nuk kanë nevojë për shumë lodra per tu ndjere te lumtur. Ne fakt do ta gezonte me shume nje prind që ulet në dysheme dhe luan e gezon sebashku me te.
Fëmijët ndjejnë një nevojë të madhe për te ndjere afersi/dashuri te shprehur ne fjale, veprime, prani etj, gjë të cilën e bëjnë instiktivisht që herët në jetën e tyre dhe të gjithë vitet e mëvonshme investojnë për ta ruajtur atë marrëdhënie. Figurat e para atashuese dhe modeli i parë që mëson fëmija në jetë është figura e prindit, ndaj për llogari të kësaj nevoje kërkojnë gjithmonë të kalojnë kohë dhe të ndjehen të afërt me ta.
Siç dihet, bota e fëmijës personifikon ‘lojën’, por jo vetëm në aspektin e parë të saj në sensin e sasisë së lodrave apo kuptimit fizik të tyre. Jo! Ata kanë nevojë të ndërveprojnë, ti përdorin ato në funksion të një bashkëveprimi social dhe lodra të jetë thjesht elementi i parë fizik që do të nisë një proces pasues nderverpimi në kontekste dyshe e më gjerë. Fëmijët kanë nevojë për ju, fizikisht dhe emocionalisht, ndaj investoni kohe, vemendje e dashuri tek ta. Mund ta bëni këtë duke treguar historit tuaja kur keni qenë fëmijë, kujtimet e bukura dhe ato te padeshiruara….
Mund të dhuroni sa më shumë përqafime e puthje, te gatuani gatimet e tyre te preferuara sebashku, jane disa nga kujtimet te cilat mendja i ruan ne kutine e preferuar. Komunikimi perpara se te vini ne gjume femijet eshte nje moment paqeje, perkujdesjeje, vemendje, dashurie … Uluni në dysheme dhe luani me fëmijën, eshte nje dhurate qe do te ruhet perhere ne mendjen e tyre dhe te te rriturve qe shijuan kete proces te rendesishem te rritjes.