Ndryshimi i konceptit të lojës në dekada…

Shperndaje:

13924911_928668500577625_1651725900790185356_nDikur fshiheshim cepave të pallatit për të mos na gjetur shoku që po numëronte “1,2,3…. Hapa”. Në ditët e sotme me një “klik” mund te gjesh te gjithë shokët virtual, edhe në një kontinent tjetër.

Ishte “vetbesim”, “sukses”, “vleresim nga të gjithë shokët nëse dilje i pari gjatë një loje. Tani je i vlerësuar nga shokët nëse ke telefonin më të fundit që kanë nxjerrë në treg kompanitë telefonike, dhe disponon një kart banke për të blerë “instrumentat ndihmues” që të mbledhesh sa më shumë pikë e të dalësh i pari.
Loja me peta, “topa djekësi”, “lojërat kërcim me litar”, “luajmë shpiash”, “gjigandi-shkurtabiqi”, “hapa-dollapa” dhe shumë lojëra të ngjashme, kishin disa përfitime për femijën perveç argëtimit. Këto aktivitete ndihmojnë në :

a. zhvillimin fizik te fëmijës (organizmi funksionon më mirë, sistemi kockor, i frymëmarrjes, i qarkullimit të gjakut, tretës etj, më pak probleme me obezitetin);

b. zhvillimi i motorikës së madhe (kërcimi, kapja-hedhja e topit, ngjitja-zbritja e shkallëve etj);

c. zhvillimi social ( të ndarit e eksperiencës me tjetrin, rritja e tolerancës, pritja e rradhës, respektimin e tjetrit dhe aftësive te tij);

d. zhvillimin konjitiv ( zhvillimin e aftësive për të zgjidhur problemin, kreativitetit, njohjes së termave, strategjive të reja për të fituar etj.);

e. zhvillimin e personalitetit ( rritja e besimit te vetja, vlerësimit për veten, zhvillimi i një ambicie të shëndosh për të fituar etj);

f. zhvillimi emocional e sjellor ( tolerancë ndaj të tjerëve, menaxhim të frustrimit, zhvillimi i altruizmit, ndarjen e ndjesive me të tjerët, sjellje e përshtatshme sipas konteksit).

Kthimi mbrapa në “lojërat poshtë pallatit” ndoshta për disa familje është i pamundur duke konsideruar mungesën e hapsirave poshtë pallateve “të reja”, mungesën e parqeve, frikën e rreziqeve që mund të shoqërohen me qëndrimin jashtë me orë të zgjatura dhe mbi të gjitha influencën “e magjishme” të aparaturave teknologjike në ditët e sotme.

Ky është vetëm një këndvështrim personal dhe klinik dhe besimi im është që perceptimi i mëparshëm për lojën është më i shendetshëm për zhvillimin e fëmijës.
Ju ftoj të shkruani ju lojën e preferuar që zhvillonit gjatë ditës me shokët/shoqet. Kjo mund të shërbej si një ftesë për ti zhvilluar këto lojëra me familjen gjatë pushimeve.

Ps: loja ime e preferuar ishte “hapa-dollapa” ?.

Shperndaje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do te publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me simbolin *