Shperndaje:

Foshnjat shpesh gjejnë ngushëllim te ‘objektet kalimtare’ që i ndihmon ata të ndërtojnë rrugën e tyre drejt autonomisë. Studimet dhe vëzhgimet konstatojnë faktin se objektet më të zakonshme të përdorshme nga fëmijët janë kryesisht të buta (arushë apo batanije). Mbajtja e këtyre objekteve, edhe në kujtimet e hershme të të rriturve theksohet si një kujtim që u fal një ndjenjë sigurie dhe qetësie, të cilën kur nuk e kanë ndjejnë humbjeje, boshllëk dhe pakuptimësi.
Ky objekt prej lecke mbart një kuptim dhe fuqi shumë të madhe që i shoqëron gjithmonë dhe kudo ata, qofshin në shtrat, duke ecur nëpër shtëpi apo duke luajtur me shokë.
Tranzicioni në ‘objektin kalimtar’ i referohet zhvendosjes që çdo fëmijë duhet të bëjë, nga ‘një gjendje e lidhur me nënën si një e tërë tek perceptimi i marrëdhënies me të si diçka e ndarë nga vetja’. Nga pikëpamja e foshnjës nuk bëhet qartë ndarja midis vetes dhe tjetrit, duke mbetur kjo një hapësirë ​​shumë e bashkuar. Por, ndërsa fëmija zhvillohet dhe maturohet ai arrin ta shohë veten të ndarë nga të tjerët dhe nis të shtojë interesin e tij në objekte dhe njerëz të ndryshëm.
Një objekt tranzicioni ka gjasa të zgjidhet në gjashtë muajt e parë të jetës dhe të ketë cilësi që i kujtojnë nënën çdo fëmije: është i butë e mund ta përqafojnë dhe kjo lidhet në një nivel simbolik; me kujdesin e nënës. Ky është një mekanizëm që i ndihmon fëmijët të zbusin mungesën e saj. Eksperienca të tilla i ndihmojnë ata të lundrojnë në përvojën e ndryshimit dhe ndarjes nga nëna, brenda së cilës kanë kaluar muajt e parë të ekzistencës së tyre.
Gjithashtu, këto objekte fëmijët i përdorin për të patur një vesh që i dëgjon, i cili i riaftëson aftësitë vit pas viti duke iu përshtatur nevojave të fëmijës në kohë të vështira.
Objekti përfaqëson “stabilitetin dhe qëndrueshmërinë”. Gjërat mund të ndryshojnë, por ai nuk do të ndryshojë asnjëherë dhe kjo është një burim ngushëllimi në momente të vështira.
Në teorinë e Winnicott, përdorimi i këtyre objekteve çon në lojë, gjë që është thelbësore për zhvillimin e një mendjeje të shëndetshme. Në atë që ai e quan “hapësira e ndërmjetme” që krijohet midis nënës dhe fëmijës, të zënë dhe të shtrirë nga objekti i përkohshëm, imagjinata dhe kreativiteti i fëmijës rritet. “Është mirë të kujtoni gjithmonë se të luajturit vetëm është një terapi mjaft e mirë”.

Kuptimi i këtyre objekteve jeton shumë kohë edhe pasi nuk i kemi më, pasi ajo që përfaqëson objekti për individin është ‘një siguri pa pushim’.

Shperndaje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do te publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me simbolin *