Qendrimet ndaj fëmijës

Shperndaje:

Nëse do të imagjinonim zhvillimin e fëmijes në formën e peme, një nga rrënjët kryesore që përcakton ecurinë e metejshme është marrëdhenia prind-fëmije. Po ndajmë sëbashku disa qëndrime pozitive që duhet të mbajme ndaj fëmijëve… Mund të shtoni edhe ju duke komentuar më poshtë ?

1. Thirreni fëmijën në emër.
2. Uluni në lartësinë e fëmijës dhe shikojeni në sy kur i flisni ( po ndaj me ju një eksperiencë, ku njëri nga fëmijët, 4 vjeç më pyet “si është ta shikosh botën nga lart?” dhe përgjigja ime ishte “e vendosa mbi një karrike dhe e pyeta si ndjehesh? – “më pëlqen më shumë poshtë”.
3. Përqëndrohuni tek ajo që fëmija do tju tregoj. Edhe nëse ai dëshiron tju manipuloj, kjo tregon që ai ka një imagjinatë të mirë.
4. Luani me fëmijën tuaj. Kjo ju bën të kuptoni më mirë dëshirat e tij.
5. Vlerësoni pozitivisht përpjekjet e fëmijës për të mësuar gjëra te reja, për te eksploruar aftësitë e veta dhe lejojeni të shuajë kuriozitetin.

Besimi dhe vlerësimi që ju i jepni fëmijës janë themelet e ndërtimit te personalitetit tij.

Shperndaje:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do te publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me simbolin *